Sport
Rivalët e përjetshëm të Interit duan Kristjan Asllanin
Në merkaton e verës rrugët e Milan dhe Inter mund të ndërthurën. Këtë herë do të bëhet shkak mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili nuk po preferohet nga Simone Inzaghi. Mesfushori bëri hapin e madh në karrierën e tij duke firmosur për Interin gjatë merkatos së verës së kaluar, ndërsa shikohej si zëvendësuesi ideal i Brozovic.
Sipas “BlastingNews” raportohet se duke parë një situatë të tillë kuqezinjtë kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe kanë pikasur pikërisht Asllanin, me Paolo Maldinin që është një adhurues i shqiptarit. Kujtojmë se Maldini i kishtë vënë “syrin” kohë më parë 20-vjeçarit kur akoma nu kishte shkëlqyer me Empolin, por atëherë nuk u arrit asgjë.
Gjithashtu që Asllani të fitojë minuta në skenë kanë dalë edhe dy ekipe të tjera që kërkojnë huazimin e mesfushorit të kombëtares. Bëhet fjalë për Lazion dhe Fiorentinën, ndërsa mebtet të shikohet se cila do të jetë lëvizja e Interit gjatë meraktos së janarit.