Connect with us

Bota

Robinson Crusoe i Italisë/ 33 vite i vetëm në një ishull sepse nuk donte të fliste me askënd

Shkrimi nga National Geographic

Kur bota përjetoi kufizimin e lëvizjes apo aktiviteteve të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit, Mauro Morandi e sigurt që nuk u surprizua. Për të nuk kishte asgjë të re pasi prej dekadash kishte zgjedhur vetminë.

Historia nis në vitin 1989, kur anija e tij, me motor të dëmtuar dhe spirancë të këputur, u hodh nga dallgët në brigjet e ishullit Budelli, mes Sardenjës dhe Korsikës. Asokohe i thanë se rojtari i ishullit po tërhiqej nga detyra, kështu që shiti anijen dhe mori përsipër një eksperiencë unike e të guximshme. Që prej asaj dite, ai u bë “Robinson Crusoe” i Italisë.

Për 33 vite, ishte i vetmi banor dhe kujdestar i Budellit. Kujdesej për shtigjet, mbronte natyrën, priste vizitorët e pakët dhe me fjalë të thjeshta u shpjegonte si të respektonin ekosistemin e brishtë të ishullit.

Budelli është pjesë e Parkut Kombëtar të Arkipelagut të La Maddalenës, një perlë e famshme me rërë që merr ngjyrë nga grimcat mikroskopike të koraleve dhe guaskave.

Në fillim të viteve ’90, kjo bukuri u mbyll për publikun, për t’u mbrojtur. Nga mijëra vizitorë në ditë, ishulli mbeti vetëm me një njeri: Mauro Morandin.

Në vitin 2016, pas një beteje gjyqësore për pronësinë e ishullit, një gjykatë vendosi që Budelli i përkiste Parkut Kombëtar. Po atë vit, autoritetet e parkut filluan ta sfidonin të drejtën e Morandit për të jetuar aty. Por publiku reagoi fuqishëm, një peticion për ta mbajtur në ishull mblodhi mbi 18 mijë firma, duke E pezulluar përkohësisht largimin e tij.

Në prill 2021, Morandi shkroi në rrjetet sociale:

Shpresoj të vdes këtu, të digjem dhe hirin tim ta shpërndajë era!

Në atë kohë ishte 81 vjeç, i bindur se gjithë jeta në natyrë është energjia e vetme që lëviz universin.

Vetmitari nuk ishte biolog apo botanist, por kishte një mision: të mësonte njerëzit të kuptonin bukurinë.

“Jo ta shohin, por ta ndjejnë me sytë mbyllur,” thoshte ai. Për të, dashuria dhe bukuria ishin e njëjta gjë.

Morandi shpesh kalonte edhe më shumë se 20 ditë pa parë askënd. Gjeti paqe në meditimin e tij: ulej në breg, duke dëgjuar vetëm erën dhe dallgët. Koha i kalonte duke lexuar, duke gdhendur dru, duke medituar mbi filozofët grekë e shkrimtarët e mëdhenj, duke fotografuar peisazhet që ndryshonin nga ora në orë.

Kur u pikas nga bota dhe u bë viral në rrjet, ai e përqafoi këtë moment duke ndarë detaje nga parajsa e tij, duke shpresuar se do t’i bëjë njerëzit të lidhen më shumë me natyrën, kudo që ndodhen.

“Është një burg, por një burg që e kam zgjedhur vetë,” thoshte ai.

Një burg i mbushur me det, erë, dritë dhe heshtje, aty ku Mauro Morandi kaloi 33 vite të jetës së tij….

Advertisement