Sport
Rodri fituesi i Topit të Artë 2024/ Real Madrid bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimeve
• Në Theatre Du Chatelet të Parisit, mesfushori spanjoll i Machester City, Rodri është shpallur fituesi i “Topit të Artë” të këtij edicioni për vitin 2024. • Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka fituar çmimin Kopa, që i jepet lojtarit të ri më të mirë të sezonit. • Klubi më i mirë i vitit për femra është shpallur ai i Barcelonës dhe për meshkuj ai i Real Madridit. • Fitore me “pikë të barabarta” për Harry Kane dhe Kylian Mbappe, të cilën kanë shënua secili 52 gola. • Vetëm sulmuesi i Bayernit u ngjit në skenë, pasi Mbappe nuk ishte i pranishëm. • Trofeun ‘Johan Cruijff’, për trajnerin më të mirë të sezonit, e fitoi Carlo Ancelotti. • Ashtu sikurse pjesa tjetër e delegacionit të Realit të Madridit, edhe tekniku italian nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të Topit të Artë. • Aitana Bonmatí, nga Barcelona, ka fituar Topin e Artë për femra. • Një sukses më se i merituar dhe emri i saj aspak një surprizë për këtë trofe. • Është i dyti për Aitanën dhe i katërti radhazi për lojtaret e Barcelonës pas dy trofeve të Alexia Putellas. • Sulmuesi i Realit të Madridit Vinicius Jr ishte ai që parashikohej të ngrinte trofeun më të lakmuar në aspektin individual. • Por planet janë përmbysur për sulmuesin madrilen, pasi Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë në galën e “Topit të Artë”, përfshirë Vinicius. • Kjo la të kuptohej se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz. • Avioni i prenotuar nga Real Madridi, ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi i bardhë, duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar ekspeditën në të cilën merrnin pjesë 50 persona. • Një surprizë e madhe që bën të qartë se Real Madridi kishte informacionin se Vini nuk është ai i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.
Mesfushori spanjol i Manchester Cityt, Rodri është fituesi i “Topit të Artë” të këtij edicioni për vitin 2024. Ai mori trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe “Topin e Artë” pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.
Gjithmonë fituesi i këtij trofeu ka prodhuar polemika dhe diskutime, por asnjëherë më pare nuk kishte ndodhur që një skuadër e tërë me disa kandidatura si Reali i Madridit të bojkotonte ceremoninë në solidaritet të brazilianit Vinicius Junior që prej kohësh përflitej si kandidati kryesor.