Connect with us

Sport

Rodrygo i kthen përgjigje Mançester Cityt

Përgjigja e brazilianit ka ardhur pas lajmeve të publikuara nga mediat britanike që kanë bërë me dije se Pep Guardiola dëshiron të ketë nën urdhrat e tij sulmuesin e “Los Blancos”. Kjo lidhet dhe me faktin se mbërritja e Kilië Mbape mund ta lërë jashtë loje Rodrigon.Por nuk e sheh kështu braziliani. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, nëpërmjet agjentëve të tij, Rodgrigo ia ka bërë me dije Mançester Sitit se nuk ka planifikuar të lëvizë nga Madridi dhe se do të vazhdojë të punojë nën urdhrat e trajnerit Ançeloti të paktën deri në vitin 2025.

Advertisement