Rajon
Rokada/ Kosova në OKB, Serbia në BE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Por sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë, kjo për shkak të Kushtetutës por edhe sepse do të kishte pasoja.
Sipas tij, gabimi më i madh që ka bërë Serbia është kur ka pranuar që BE-ja të menaxhojë procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës, edhe për shkakun se pse, siç u shpreh Vuçiç, “pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, palët nuk kanë qënë në gjendje të fusim në axhendë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për këtë çështje. Por më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e vendit.
Serbia, nga ana e saj kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një etnik.