Politike
Roland Bejko: Te Rithemelimi sot, të gjithë ata që urrenin, shanin dhe sulmonin njëri-tjetrin
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, është shprehur se te Rithemelimi sot janë bashkuar të gjithë ata që e urrenin, shanin dhe anatemonin njëri-tjetrin.
Komentet Bejko i bëri në Euronews Albania, ku tha se ajo që po ndodh sot përmes marrëveshjes PS-Rithemelimi, është se klasa e vjetër politike po konsolidohet dhe nuk lejon askënd tjetër të ketë hapsirë.
Ai tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha e përçau opozitën dhe e çoi në këtë gjendje që është sot, vetëm për interesat e tij personale.
“Kemi një realitet pas 2021. U shpall Berisha non grata dhe Basha mori vendimin për ta përjashtuar. Berisha duhet të largohej nga politika që në 2013. Berisha problemin e tij personal e ktheu brenda PD dhe e çau opozitën, e ka çuar në këtë derexhe sot.
Klasa e vjetër politike po konsolidohet dhe nuk lejon hapsirë tjetër për askënd. Gaz Bardhi aty ku ka shkuar, e tha vetë Berisha që ishin propozimet e mia, nisma ime. Bardhi është nënkryetari i lëvizjes së Berishës”, tha Bejko.