Sport
Roma fiton në transfertë, Mourinho në finalen e ‘Europa League’
Europa League ka zhvilluar ndeshjet e pesta në grupe. Për raundin e pestë, PSV fitoi 2-0 me Arsenalin duke kaluar më tej si e dyta në grup. Lazio përmbysi 2-1 Midtjylland për të marrë kreun e grupit F, duke qenë me një këmbë në fazën me eleminim direkt. Fenerbahce dhe Rennes barazuan 3-3 në Stamboll, duke kaluar të dyja në fazën tjetër.
Në “Olimpico” të Romës, Lazio u imponua 2-1 me Midtjylland duke marrë kreun e grupit F me tetë pikë, teksa është me një këmbë drejt kalimit në fazën me eleminim direkt. Për djemtë e Sarrit shënuan Milinkovic Savic në të 36 minutë dhe Pedro në të 58 minutë, duke zhvlerësuar golin e Isaksen në fillimin e duelit.
Në Holandë, PSV fitoi 2-0 me Arsenalin. Golat për vendasit u shënuan nga Veerman në minutën e 56 dhe de Jong në të 63 minutë. Me këto tri pikë PSV i bashkohet Arsenal duke qenë skuadrat që kalojnë më tej nga grupi A.
Në ndeshjen e pestë në grupet e Europa League, Manchester United fitoi 3-0 me Sheriff Tiraspol, skuadrën moldave ku luan edhe shqiptari Regi Lushkja. Golat për skuadrën e ten Hag u shënuan nga Dalot në pjesën e parë, Rashford në minutën e 65 dhe Ronaldo në 81. Me 12 pikë United kalon grupin E si e dyta në renditje, me Real Sociedad që është në krye.
Europa League pa sot fitoren 1-2 të Romës në transfertën finlandeze me Helsinki. 1-2 fituan djemtë e Mourinho, që iu falën edhe VAR pasi falë teknologjisë u anullua një gol i vendaseve. Roma kaloi në avantazh me Abraham në të 41 minutë, teksa shqiptari Përparim Hetemaj barazoi në të 54. Autogoli i Hoskonen në minutën e 62 i dha tri pikë Romës, që në ndeshjen e fundit kundër Ludogorets kërkon kalimin më tej në Europa League. Me shtatë pikë, Ludogorets dhe Roma ndajnë vendin e dytë dhe tretë, teksa Betis në krye me 13 pikë është kualifikuar në grupin C.
…

Humbje ‘e ëmbël’ për Arsenal, PSV kalon në fazën me eleminim direkt të Europa League
Europa League ka zhvilluar ndeshjet e pesta në grupe. Në Holandë, PSV fitoi 2-0 me Arsenalin. Golat për vendasit u shënuan nga Veerman në minutën e 56 dhe de Jong në të 63 minutë. Me këto tri pikë PSV i bashkohet Arsenal duke qenë skuadrat që kalojnë më tej nga grupi A.
…
Lazio fiton me përmbysje në ‘Olimpico’, djemtë e Sarrit një hap larg kualifikimit
Europa League ka zhvilluar ndeshjet e pesta në grupe. Në “Olimpico” të Romës, Lazio u imponua 2-1 me Midtjylland duke marrë kreun e grupit F me tetë pikë, teksa është me një këmbë drejt kalimit në fazën me eleminim direkt. Për djemtë e Sarrit shënuan Milinkovic Savic në të 36 minutë dhe Pedro në të 58 minutë, duke zhvlerësuar golin e Isaksen në fillimin e duelit.
…
Ronaldo shënon, Manchester United fiton me skuadrën e Lushkjas