Connect with us

Sport

Ronaldo dhe Georgina shkelin ligjin në Arabinë Saudite

Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo u prezantua te klubi arab Al Nassr, në një ceremoni madhështore ku merrnin pjesë fëmijët dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez.

Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe Georginën por ka disa pikëpyetje rreth jetesës së tyre. Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar dhe në Arabinë Saudite është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë nën të njëjtën çati pa qenë të martuar.

Por për një yll si Cristiano Ronaldo, autoritetet janë gati të mbyllin sytë dhe të lënë çiftin të jetojnë bashkë. Avokatët profesional të Arabisë Saudite duke folur për këtë çështje kanë deklaruar se me ligj bashkëjetesa pa martesë është e ndaluar, por për Ronaldon nuk do veprohet në bazë të këtij ligji pasi ai është i huaj në vend.

Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos persekutojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim. Autoritetet e Arabisë Saudite, sot, nuk ndërhyjnë në këtë çështje [në rastin e të huajve], por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës.

Duket se shkelja e Ronaldos është vendosur të anashkalohet dhe ai të vazhdojë jetën në vendin arab.

Advertisement