Connect with us

Sport

Ronaldo tani e ka rrugën të hapur…

ANGLI – Cristiano Ronaldo do ta ketë të hapur derën për t’u larguar nga Manchester United në janar. Garancia është dhënë këtë të hënë nga ‘The Telegraph’, ku gazeta britanike raporton se, kësaj radhe, Erik ten Hag nuk do ta kundërshtojë largimin e portugezit, diçka që ndodhi gjatë merkatos së verës.

Me Manchester United në Europa League, golashënuesi tentoi të largohej në një klub që luante në Champions League, por realiteti solli vetëm një propozim konkret për Ronaldon, rasti i Al Hilal nga Arabia Saudite, ofertë që u refuzua nga CR7.

Aktualisht Ronaldo ka qenë pothuajse gjithmonë zëvendësues këtë sezon dhe në derbin e Mançesterit, i humbur ndaj Cityt me një rezultat poshtërues 3-6, ai nuk doli as nga pankina, me trajnerin holandez që u shpreh se e bëri atë “në respekt për karriera e madhe” të portugezit..

Kështu, me Ronaldon që hyn në muajt e fundit të kontratës së tij, “Djajtë e kuq” nuk do t’i vënë pengesë fanelës me numrin 7, “nëse vjen një ofertë e arsyeshme”, lexohet në ‘The Telegraph’.

Advertisement