Pinknews
Roza Lati flet hapur, këtë banor e do jashtë shtëpisë së Big Brother
Banorët e Big Brother VIP kanë nisur aleancat dhe polemikat e para. Teksa ka qenë duke diskutuar, një pyetje që iu drejtua Rozës ngjalli shumë polemika.
Pyetja që iu drejtua ishte: Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?
Roza thotë emrin e Julit dhe më pas i thotë: Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.
Juli mesa duket nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.
Juli: Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë?
Roza: Ta thashë, se bërtet shumë sepse s’kam asgjë personale me ty, kaq.