Politike
Rrëfehet Berisha: Erotizmat e gjyqtarëve, raporti i DASH dhe Dash Sula jashtë listave

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili përmend akuzën e ngritur ndaj tij nga SPAK.
Berisha: Deri tek qytetari digjital vijnë erotizma të gjykatësve, ligji e përjashton jetën intime. DASH mbështeti shumë gjëra. Kjo histori nuk do të vijojë gjatë, s’ka lidhje me Rubion ai raport, është praktikë e zyrave. S’ka qenë as një diktaturë kështu, e kontrollonte sigurimi, sot isha në takim me Dhomën e Tregtisë, më tha i fiton të gjitha gjyqet qeveria. Ne që i dimë gjërat duhet të themi të vërtetat.
Pyetjes pse në listën e mbyllur nuk ishte Dashnor Sula, Berisha u përgjigj duke thënë se në vend të tij u vendos Klodjana Çapja, gruaja më e votuar nga Primaret në qarkun e Elbasanit, teksa shpjegoi se ka një standard në vendosjen e merave në lista.
Në lidhje me Ilir Alimehmetin, kryedemokrati tha se nuk kishte vend në listën e mbyllur.
Rakipllari: Jeni rikthyer me mision për të sjellë demokratët në pushtet, apo jo?
Berisha: Pak më gjerë. Kam kthyer për të ndaluar këtë te keqe dhe për të bashkuar PD-në.
Rakipllari: Nga kjo pikëpamje, lista e Tiranës ka dy probleme. Lista e mbyllur nuk është guxuese, është listë e viteve 2000, nuk është e dekadës tani. Ju në rikthimin tuaj në krye të PD premtuat se kandidatët do zgjidheshin me Primare, ju këtë kriter nuk e zbatuat, ato që ishin në krye nuk janë në listë. Pse nuk guxuat me një listë me kandidatë të rinj dhe pse nuk zbatuar atë që thatë?
Berisha: Kjo është vetëm aparencë. Nëse studiojmë atë listë del ndryshe, në listën e mbyllur janë kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë që ka një rol të pazëvendësueshëm. Vokshi ka një përkushtim shumë të madh dhe efeciensë të madhe. Është Topalli, pra, ka qenë kryetare parlamenti dhe koordinatore për diasporën. Është Belind Këlliçi, Klevis Balliu, më i votuari i kandidatëve në Tiranë.
Rakipllari: S’mund të kishit të rinj që frymëzoni të rinjtë?
Berisha: Është vetëm një ministër, që është Flamur Noka. Është dhe Mediu që është aleat. Po të shkosh në parlament kudo në botë, gjen deputetë të rinj, por ka dhe deputetë të vjetër. Paloka kaloi një jetë të tërë në politikë. Edi Paloka, një gazetar i ditëve të para të lëvizjes, është kryetari i Parlamentit të PD, për këtë arsye u vendos në atë pozicion. Këlliçi është i ri, Besart Xhaferi, Klevis Balliu, Tedi Blushi.
Më i votuari në Elbasan ishte Dash Sula nga meshkujt, por ishte dhe Çapja nga gratë. Për gratë ke një standard tjetër dhe je i detyruar të vendosësh 1 në 3, grua. Klodiana Çapja doli më e votuara nga gratë në qarkun e Elbasanit.
Rakipllari: Berisha premtoi ‘do i vendosni ju me Primare’. Pse nuk është Hysen Kadiu. Alimehmeti pse nuk është në listën e mbyllur, Tabaku…
Berisha Ishte, por s’kishte vend ku ta vije, lista ishte me 12 vende. E meritonte Kadiu, por s’kishte vende. Edhe nga ata në listë ke Primare.
Rakipllari: Pse Igli Cara po, dhe Dash Sula jo?
Berisha: E fitoi me garë Cara. Sepse në vend të Dash Sulës u vendos një zonjës e cila është Klodjana Çapja.

