Connect with us

Pinknews

Rrëfehet komediani: Kisha 22 vite pa përqafuar babain

Komediani Albano Bogdo ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij personale. Artisti ka treguar se prindërit i ka pasur të ndarë dhe është takuar me babain pas dhjetë viteve kur ndodhej në Milano për një koncert.

Albano është shprehur se prindërit e tij janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë.

Ai ka folur dhe për njerëzit e afërt që e kanë ngushëlluar duke i thënë se « je ti tani burri i shtëpisë » dhe duhet të punosh dhe të tjera.

Albano ka rrëfyer sesi edhe ai ka punuar duke shitur akullore dhe banane afër detit. Në atë periudhë i duhej të ndihmonte familjen.

Komediani ka thënë më tutje që armiku më i madh që ka pasur ka qenë ai por një ditë e kanë kuptuar që nuk kishin asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Albano ja kishte ndjerë mungesën babait, e ka përqafuar, kishte 22 vite pa e përqafuar. « Nuk e bënin dot dhjetë burra atë që ka bërë mamaja ime për mua, mamanë e kam dritën e syve. » – ka përfunduar komediani.
Advertisement