DOSSIER
Rrëfen momentin rrëqethës në burgun e Spaçit: Dëgjova një ulërimë të madhe, ushtonte mali
Deputeti Tomorr Alizoti rrëfeu disa prej momenteve të dhimbshme gjatë kohës së komunizmit.
Duma: I ke shenjat e kohës?
Duma: Si janë shenjat tek ty?
Alizoti: Njeriu është një qenie individuale por që jeton në shoqëri, përpiqem të përshtatem me realitetin, është një luftë e brendshme, bota e lirë nuk përbëhet me këta heronjtë që dalin dhe guxojnë.
Duma: Kush është momenti më therës i atyre viteve që ti rrethoheshe nga diktatura? Fjalia, gjendja, imazhi që nuk të ikën nga memoria?
Alizoti: Jo vetëm unë, por të gjithë ata që i kanë kaluar këto vuajtje i kanë këto. Spaçi është një kamp i frikshëm, ka qenë një moment unë ime më dhe halla kemi shkuar në Spaç. Komunistët ishin të kujdesshëm, kur shkova dëgjoj një ulërimë shumë të madhe që ushtonte mali dhe afroheshim tek dera del im atë që do ta takonim, del shefi i sigurimit të Spaçit që thuhet se është në Tiranë dhe krijon takimin dhe ne e pyesim se u trembëm, u zverdhën ime më, pyesim tim atë dhe thotë i kanë vënë hekurat.
quheshin hekurat gjermane të luftës së dytë botërore me veshë dhe ato shtrëngoheshin në maksimum derisa të binte të fiktë gati sa s’të thyheshin kockat. Ajo la një shok tek ne, ishte një sistem terrori, sistem që kryenin gjenocid, kam dëgjuar që ata kanë sjellë edhe një brigadë të armëve kimike për të dhënë mesazh që ne edhe ju shfarosim.