Connect with us

Pinknews

Rrëfimi prekës i Stresit për ish-gruan

Reperi Stresi është një nga banorët VIP në realityshow-n “Big Brother Vip Kosova”. Gjatë qëndrimit brenda, Stresi ka zbuluar shumë detaje në lidhje me jetën e tij private si dhe romancën me ish-bashkëshorten e tij Kejsin.

Ai ka treguar se me Kejsin përjetoi për herë të parë ndjenjën e dashurisë, ndërsa rrëfen se një arsyet e ndarjes ishte dhe tradhtia.

Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në ‘BBV’ që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.

Unë kam pasur fatkeqësi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rashë në dashuri, rashë për herë të parë në dashuri, por rashë si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u copëtua komplet. Ajo më s’ka qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse s’do të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtoj atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”, tha Stresi.

Advertisement