Connect with us

OPINION

Rrëmbimi i 3 policëve/ Xhaferri: Rama konfirmoi se u keqpërdor nga Vuçiç

NGA BESART XHAFERRI

Me kërkesën për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia, Rama konfirmoi se u keqpërdor nga Vuçiç!

Edi Rama, me kërcënimin që i bëri Beogradit me ngrirje të marrëdhënieve bilaterale, në rast të mos lirimit të 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe, sapo konfirmoi se është keqpërdorur nga Beogradi dhe është hedhur si limon i shtrydhur.

Ramës i është premtuar se lirimi i tre policëve të rrëmbyer do ti atribuohej atij si ndërmjetësues, por befas kuptoi se ishte vënë në lojë nga miku i tij Aleksandër Vuçiç, i cili këtë herë nuk e nxori Ramën si hero, por si një tradhtar të shitur lirë.

Pasojat fatale të keqpërdorimit të Edi Ramës nga Beogradi po i paguan shtrenjtë Prishtina Zyrtare dhe qytetarët e Kosovës sidomos ata në veri.

Edi Rama që sot kërcënon Beogradin, dje i kërkonte Bashkimit Europian të mirëkuptonte Vuçiçin se përse nuk i vendoste sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë.

Edi Rama përmes “Open Ballkan” e shndërroi Vuçiç, ish Ministrin e Propagandës së Millosheviçit, nga një lider të izoluar nga SHBA-BE në një lider që sot shihet nga Perëndimi si faktor stabiliteti në Ballkan.

Rama në raport me zhvillimet në Kosovë para luajalitetit me fqinjët dhe ndërkombëtarët do duhej të zgjidhte respektimin e kushtetutës së vendit tij.

Advertisement