Kosova
Rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë
Kosova ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë. Kjo mbledhje vjen një ditë pas tensioneve në veri, ku forcat serbe rrëmbyen tre efektivë të Policisë. Takimi në të cilin marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit. Ky Këshill përbëhet nga presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë si ministri i Punëve të Brendshme, shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, ministri i Mbrojtjes, e ministrja e Drejtësisë. Për shkak të mungesës së presidentes Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit, takimi drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, dhe në Kryeministri, tashmë kanë shkuar shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ministri i Punëve të Brendshme. Lajmi ne perditesim nga redaksia e NTV.AL