Kosova
Rrethohet Zubin Potoku/ Strukturat ilegale në aksion
Strukturat paralele/ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri.
Burime kanë bërë të ditur se në derën kryesore të objektit komunal në Zubin Potok disa persona tashmë kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri.
Kjo e ashtuquajtura “rezistencë” serbe vjen vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se do të ketë “krizë të madhe” në veri të Kosovës.
Ai para gazetarëve të mërkurën ka akuzuar ndërkombëtarët se gjoja po mbështesin kryeministrin Albin Kurti, për të shuar pikërisht “rezistencën e serbëve”.