Connect with us

Kosova

Rrezik i ri për Kosovën, Orban në krye të KE në Bruksel

Strahinja Subotiç nga Qendra për Politika Evropiane, tha se ndryshimet e paralajmëruara në Bashkimin Europian, pas zgjedhjeve të qershorit, nuk do ndikojnë në rrugën e Ballkanin Perëndimor drejt Unionit, dhe as në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Dorëheqja e Charles Michel si president i Këshillit Evropian, si dhe ardhja e mundshme e kryeministrit hungarez Viktor Orbán në pozicionin e tij, nuk do të ndikojnë. Borrell-Lajçak është dyshja që pyetet kur është fjala për dialogun dhe komunikojnë drejtpërdrejt me Beogradin dhe Prishtinën, si dhe natyrisht me të gjitha institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së” – konsideron Strahinja Subotiç

Kushdo që të jetë në krye të Këshillit Evropian, mendoj se as Beogradi dhe as Prishtina nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë më shumë të inkurajuara apo relaksuara, por duhet të zbatojnë gjithçka për të cilën është rënë dakord” – theksoi Subotiç.

Sipas tij, nëse Orban do merrte postin e presidentit të Këshillit Evropian, Beogradi do ta mirëpriste, duke qenë se janë ndërtuar së fundmi marrëdhënie te forcuara me Budapestin.

“Sidoqoftë, Orban aktualisht nuk ka kapital të fortë politik në BE. Pavarësisht nëse ai do të marrë postin e presidentit të Këshillit Evropian apo jo, gjatë presidencës hungareze sigurisht që nuk do të diskutohet aplikimi i të ashtuquajturës Kosovë për anëtarësim në BE. Së dyti, kur është fjala për vizat liberalizimi, ai do të mbetet në fuqi dhe Hungaria do apo jo, nuk do ta ndryshojë dot. Së treti po shohim që ka ende masa kufizuese ndaj Prishtinës. Kjo është vendosur sërish njëzëri dhe besoj se Hungaria do të vazhdojë të insistojë që përderisa Prishtina nuk po e zbaton Bashkimin e Komunave Serbe, ato masa nuk do hiqen’ – theksoi Subotiç, duke shtuar se nuk ka dicka specifike kunder Orban por ndjenja e përgjithshme në BE është se Prishtina është ajo që ka një pjesë të madhe të obligimeve për të përmbushur dhe për të marrë përfitime shtesë në rrugën e saj drejt Unionit Europian.

Advertisement