Connect with us

Aktualitet

Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë, shpëtohet 5-vjeçari

 Një 5-vjeçar është shpëtuar nga Policia pasi kishte ngecur në parvazin e dritares. Policia mori një telefonatë nga një qytetar për të ndihmuar të miturin. Ky i fundit, kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, e cila ndodhet në katin e 5-të. Ngjarja ka ndodhur në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne dhomë me të miturin. Forcat e policisë kanë bërë të mundur shpëtimin e të miturit.

NJOFTIMI I POLICISË

Falë reagimit të menjërshëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit. Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë. Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë

Advertisement