Connect with us

Kronike

Rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet pushuesi

Policia Kufitare i përgjigjet në kohë rekord, thirrjes për ndihmë të një qytetari që rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys në mes të detit, mjeti lundrues gomone që drejtonte.

Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas, në mjetin e tyre lundrues, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nxjerrë në breg, mjetin e tij lundrues që ishte përmbysur në mes të detit.

Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

Advertisement