Connect with us

Pinknews

Rrezikon 4 vite burg? Reagon i përlotur për herë të parë Luizi

Luiz Ejlli ditën e sotme u bë kryelajm jo për ndonjë sukses por kësaj radhe u supozua për disa probleme të tij me drejtësinë.

U tha se teksa ai ndodhej brenda “Big Brother Vip Albania” nga ana tjetër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.

Lajmeve ai nuk ka nguruar t’u përgjigjet dhe këtë e ka bërë në mënyrën e tij.

Lushnja u mërzit kur morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja tek njerëzit e gruas”, ka shkruar Luizi sipër fotos nga një moment emocional ku ai fshin lotët pas shpalljes fitues në BBVA.

Luizi në fakt me këtë reagim nuk pohoi dhe as mohoi ato që u folën gjatë ditës.

FactCheck mëson se prej datës 26 dhjetor 2022 Luizi zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Advertisement