Bota
Rrezikonin mbytjen, shpëtohen 117 emigrantë nga…
Organizata joqeveritare spanjolle Open Arms njoftoi se shpëtoi të shtunën 117 emigrantë të cilët ndodheshin në një varkë druri që vinte nga Libia
Në njoftimin e saj ajo thekson se mes të shpëtuarve ishin 25 gra dhe një djalë tre vjeçar dhe se ata vinin kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Libia.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujërat ndërkombëtare 30 km nga bregu libian pasi anija lundroi nga porti i Sambratha pas mesnate, sipas deklaratës dhe një përfaqësuesi të OJQ-së.
Gjendja shëndetësore e të gjithë pasagjerëve është duke u vlerësuar në anijen Open Arms, njoftoi organizata, pa dhënë detaje të mëtejshme se ku do të transportohen.