Bota
Rreziku bërthamor, farmacitë në Finlandë boshatisen nga jodi
Farmacitë në Finlandë boshatisen nga tabletat e jodit. Si në një film fantastiko-shkencor apo politik, ministria e shëndetësisë ka ftuar popullatën t’i blejë ato në mënyrë parandaluese duke marrë parasysh rrezikun e një sulmi bërthamor dhe padyshim që kaq është dashur që të gjithë të dynden me nxitim
“Të gjithë njerëzit nën moshën 40 vjeç – tha Elina Asola nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë – është mirë të përgatiten dhe të marrin tablet Jodi. Nëse ka rrezik rrezatimi, një tabletë për personi është një dozë të mjaftueshme” dhe se “Jodidi i kaliumit mbron tiroiden nga jodi radioaktiv”
Finalndia ndan 1300 kilometra kufi me Rusinë dhe duke pasur parasysh afërsinë, frika se konflikti do të përkeqësohet, njerezit po përgatiten për çdo eventualitet.