Connect with us

Bota

Rrëzimi i avionit rus mbi Detin e Zi, ja çfarë pritet nga Biden

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është informuar për rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat amerikane mbi Detin e Zi.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan e informoi Biden për këtë çështje, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ai tha se ishte “jo e pazakontë” që avionët rusë të përgjonin aeroplanët amerikanë mbi Detin e Zi dhe tha se kishte pasur përgjime të tjera në javët e fundit. Por ai tha se episodi i së martës ishte unik në atë se sa “të pasigurta, joprofesionale dhe të pamatura” ishin veprimet ruse.

Zyrtarët amerikanë po planifikojnë të kontaktojnë Rusinë për të shprehur shqetësimin për incidentin me dron, sipas Kirbyit.

 

 

“Është qëllimi i Departamentit të Shtetit të kontaktojë dhe të bëjë të ditur shprehimisht dhe të drejtpërdrejtë shqetësimet tona për këtë incident me zyrtarët rusë”, tha Kirby.

Kirby nuk pranoi të spekulojë mbi qëllimet e pilotëve rusë.

Droni Reaper dhe dy avionë SU-27 Flanker po operonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant përpara dronit pa pilot, sipas zyrtarit.

Advertisement