Connect with us

Aktualitet

Rreziqet nga OKI/ Mjekët ngrejnë alarmin

Oki është emri tregtar i një ilaçi anti-inflamator dhe që ka zënë vendin e Aulin(antiinflamator me bazë nimesulide), një ilaç që kërkonte recetë mjekësore, por që pavarësisht kësaj përdorej për çdo problem të vogël edhe kur do të kishte qenë e mjaftueshme dhe e preferueshme për të përdorur një përbërës aktiv më të tolerueshëm.

Me rritjen e raporteve të rasteve të efekteve anësore serioze (kryesisht hepatitit dhe gjakderdhjes gastrike), rreth vitit 2007 organe të ndryshme të kontrollit shëndetësor në nivel evropian morën hapa për të kufizuar aksesin e këtij ilaçi. Që atëherë, rritja e kërkesës për Oki ka qenë e vazhdueshme dhe domethënëse, dhe për ta patur duhet që farmacitë të kërkojnë prej klientit recetë mjekësore. Sot në treg ka edhe formulime që mund të blihen pa pasur nevojë për recetë, të tilla si Okitask dhe Oki Gola Spray.

Dr Besnik H.Ibishi bën thirrje

“Mos pini OKI, mos abuzoni dhe mos konsumoni në menyrë të pakontrolluar dhe pa rekomandim të mjekut.

Ilaçi i njohur si ‘OKI’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha. Ketoprofeni përdoret për të lehtësuar dhimbjet e ndryshme. Ai zvogëlon dhimbjen, ënjten dhe ngurtësinë e nyjeve nga artriti. Ky është një ilaç anti-inflamator josteroidal që funksionon duke bllokuar prodhimin e disa substancave natyrale në trup që shkaktojnë inflamacion.

Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, shitja e tij po bëhet në masë të jashtëzakonshme.

OKI mund të irritojë stomakun dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht. Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore potenciale janë të frikshme. Ato përfshijnë sulmin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër. Goditjen në tru. Hipertensionin arterial HTA. Probleme të veshkave deri në insuficencë renale. Hemorragji dhe ulçerë në stomak. Anemi. Reaksione në lëkurë.

Efektet e tjera anësore: dobësim i shikimit, irritim të lëkurës, depresion, inflamacion të fshikëzës, ndryshime në disponim, zhurma në vesh, ulje apetiti, vështirësi për të fjetur, marramendje, djersitje e tepërt, energji e dobët, vjellje, ulçerë stomaku, anemi, lodhje të gjoksit, konfuzion, dëmtim i mëlçisë, sy të tharë, dhimbje syri, dëmtim të kujtesës, dhimbje muskujsh, gjakderdhje nga hundët, vështirësi për të marrë frymë, gojë e thatë, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje peshe.

 

Advertisement