Bota
Rrëzohet helikopteri me turistë pranë Everestit, disa të vdekur .
Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një helikopter që transportonte turistë të huaj u rrëzua të martën pranë malit Everest në Nepal dhe një person tjetër që ndodhej në fluturake është ende i zhdukur.
Helikopteri u rrëzua në zonën Lamajura dhe shpëtimtarët kishin gjetur trupat e pesë personave dhe po kërkonin për të gjashtin, tha Basanta Bhattarai, administratorja kryesore e qeverisë në zonë.Avioni po kthehej në kryeqytetin Katmandu të martën në mëngjes, pasi solli pesë turistët në një udhëtim turistik në majën më të lartë të botës.