Connect with us

Aktualitet

Rriten çmimet e produkteve në tregun e Beratit, qytetarët: Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër

Çmimet e produkteve ushqimore, blegtorale apo atyre të fruta-perimeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme, vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve. Kjo gjë vihet re specifikisht në tregun e qytetit të Beratit, ku secili produkt ka një rritje në krahasim me disa ditë më parë. Në lidhje me këtë situatë, shumë qytetarë shprehen se janë të detyruar ti kufizojnë blerjet, për shkak të kostos së lartë të tyre.

“Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër. Me këto çmime mezi do të arrijmë të blejmë ndonjë pulë shtëpie”, shprehen qytetarët për Syri.net.

Sipas banorëve, produktet tradicionale të festave përfshirë këtu produket e mishit, peshkut apo gjeli dhe pula e detit, janë bërë të papërballueshme për shumë familje. Edhe frutat dhe perimet janë ndër produktet që kanë shënuar rritjen të konsiderueshme çmimesh në krahasim me më parë.

Mallarat dhe shumëllojshmëria e tyre nuk mungon në treg, por të ardhurat e qytetarëve sa vijnë dhe zbehen. Kjo duke e bërë shpesh tryezën festive të papërballueshme.

“Me të ardhurat që kemi nuk mund të blejmë gjithçka që i duhet një familjeje për festë. Çmimi i gjelit dhe pulës së detit është rritur shumë. Tavolinat tona këtë vit do të jenë bosh, varfëria është e madhe”, thonë qytetarët.

Tregtarët dhe rritësit e shpendëve shprehen se nuk janë ata shkaktarët e rritjes së çmimeve, por tregu dhe zinxhiri i furnizimit. Sipas tyre, çmimet e larta kanë ulur ndjeshëm shitjet dhe fuqinë blerëse.

Advertisement