Politike
Rritja e energjisë/ Meta: Vjedhja 10-vjeçare e artistit
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë mesditën e së dielës në një konferencë për mediat. Në fjalën e tij, kreu i PL-së ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se rritja e çmimit të energjisë ka ardhur si shkak i asaj që ai e cilësoi se “fushata e zgjedhjes së një artisti në 10 vitet e fundit.
“Artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit…Duhet të kemi parasysh se dështimet e jashtëzakonshme në sektorin e furnizimit me ujë, janë spektakolare. Niveli i humbjeve, uji për të cilin nuk merren të ardhurat, është 67 për qind që humbet ose vidhet…”
Po ashtu, Meta solli në vëmendje se edhe pse prej vitesh premtohet 24 orë furnizim me ujë, sektori në fakt ka vetëm humbje dhe vjedhje. Edhe OSHEE, sipas ish-presidentit është me 23 për qind humbje ndërkohë që janë investuar 1 miliard euro për të zvogëluar këto humbje.
“Humbjet duhej të ishin 6-9 për qind. 1 miliardë euro janë hedhur në lumë e situata vijon të jetë e rëndë.”
Meta tha më tej se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 KW në muaj.
‘Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar.’