Ekonomi
Rritja e energjisë/ ERE mbledh nesër bordin
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka njoftuar se do të mblidh nesër Bordin, 7 tetor ora 14:00 për çështjen e çmimit të energjisë.
Opozita bëri sot një kërkesë përmes të cilës kërkon që drejtuesi i ERE-s të japë sqarime për shtyrjen e fashës së re të energjisë elektrike.
Kujtojmë se me 30 shtator qeveria shqiptare u tërheq nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Kryeministri Edi Rama lajmëroi në rrjetet sociale se fasha e re e energjisë nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor fasha 800 kWh.