NTV
No Result
View All Result
28/01/2021 , 11:57
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
28/01/2021 , 11:57
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Rritje e rasteve me COVID-19 në SHBA rrezikon sistemin shëndetësor

Deri më 20 nëntor, 22 shtete dhe një sërë qytetesh amerikane kanë vendosur kufizime që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të virusit

by Cuci
21/11/2020 , 13:40
0 0
Rritje e rasteve me COVID-19 në SHBA rrezikon sistemin shëndetësor
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1 milion raste të reja me koronavirus në shtatë ditët e fundit dhe vetëm më 20 nëntor janë regjistruar pothuajse 190,000 infektime të reja.

Rritja e numrit të rasteve të reja, që sipas disa modeleve thuhet se janë dy deri në tri herë më të larta “do ta mbingarkojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor” që tashmë është i ngarkuar, me pacientë që kërkojnë ndihmë shëndetësore si dhe mund të ketë mungesë të stafit shëndetësor, ka thënë Projekti për gjurmimin e COVID-19 në SHBA.

Mbi 82,000 mijë njerëz janë të hospitalizuar në mbarë Shtetet e Bashkuara, numër ky i rritur për 50 për qind në dhjetë ditët e fundit. Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në shtatë ditët e fundit, me mbi 1,332 vdekje në ditë. Ndërkaq, më 19 nëntor, numri i viktimave kaloi shifrën prej 2,000 – për herë të parë që prej muajit qershor. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19 – që e shkakton koronavirusi i ri – në SHBA ka arritur mbi 254,000.

Deri më 20 nëntor, 22 shtete dhe një sërë qytetesh amerikane kanë vendosur kufizime që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të virusit, duke nisur nga kufizimet e qarkullimit të lëvizjes e deri te mbyllja e pjesshme.

Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje amerikanëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe tubimet shoqërore gjatë festave të fundvitit.

Përderisa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve, në Toronto të Kanadasë javën e ardhshme do të nisë mbyllja e dytë.

Ndërkaq, shumica e Evropës tashmë disa javë ka vendosur masa të mbylljes, për shkak se po përballen me valën e dytë të koronavirusit.

Ka sinjale se masat e reja kufizuese kanë ulur numrin e infektimeve, si në Francë, Itali, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuara. Por, autoritetet në këto shtete thonë se është ende herët që të zbusin masat kufizuese.

Në Amerikën Latine, Brazili ka kaluar shifrën prej 6 milionë rasteve me koronavirus, duke u bërë shteti i tretë në botë me numrin më të madh të rasteve, pas SHBA-së dhe Indisë. Brazili po ashtu është shteti i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave, përkatësisht në këtë shtet janë regjistruar 170,000 viktima nga koronavirusi.

Related Posts

Tensionet me Iranin – SHBA sinjale lufte? Dërgon avionin luftarak B-52
Bota

Tensionet me Iranin – SHBA sinjale lufte? Dërgon avionin luftarak B-52

28/01/2021 , 11:02
Wuhan – Ekipi i OBSH lë sot karantinimin, nis sot hetimin
Bota

Wuhan – Ekipi i OBSH lë sot karantinimin, nis sot hetimin

28/01/2021 , 10:59
I bënë ‘zbor’ policisë italiane – Me 259 km/h, dy shqiptarë kapen me 26 kg drogë në makinë
Bota

I bënë ‘zbor’ policisë italiane – Me 259 km/h, dy shqiptarë kapen me 26 kg drogë në makinë

28/01/2021 , 10:12

Recent Posts

  • Do mbeteni pa fjalë kur të mësoni moshën, Robert Berisha feston ditëlindjen
  • Fationi i zbulon të gjitha, tregon bisedën e fundit me Melisën dhe nuk ia….
  • Vota e diasporës, Celibashi: Drafti është për konsultim tek partitë politike
  • Shqipja reagon ashpër ndaj Teas: Të kanë fluturuar trutë, je e vogël… (FOTO)
  • Dy fëmijë bien në lumin Gjanica, momenti kur qytetari hero i shpëton

Kategorite

  • Aktualitet (1,355)
  • Bota (1,481)
  • Ekonomi (213)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (98)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (214)
  • Kronike (395)
  • Kulture (51)
  • LAJMI I FUNDIT (66)
  • Lifestyle (499)
  • MEMORIE (23)
  • Moti (98)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (769)
  • Politike (441)
  • Rajon (136)
  • REAGIM (86)
  • Shendeti (343)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (67)
  • Sport (309)
  • Videonews (315)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!