Connect with us

Politike

Rritje pagash? Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se 400 mijë lekë pagë minimale për famijët nuk janë pak. Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Pogradec, Rama u shpreh se kë vit që vjen do të jenë 400 milionë euro vetëm për rritje pagash për mësuesit, infermierët, punonjësit e policisë së shtetit dhe ushtarakët. Po ashtu Rama theksoi se rritja e pensioneve është më e ngadaltë se procesi i rritjes së pagave sepse numri i pensionistëve është shumë më i madh.

“Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pak. Këto janë fakte të thjeshta që unë nuk i ndaj pa qëllim me ju. Po ashtu me borxhin shkojmë te 60%, po ju e dini mirë se sa na u desh të përballeshim ne me tërmete, pandemi dhe me shumë vështirësi. Fakti tjetër që ju intereson më shumë është se në vitin 2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash, si mësuesit që i premtuam, si infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, apo dhe ushtarakët.

Në momentin që ne kemi filluar rritjen e pagës çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur dhe një rritje pagash në sektorin privat. Ju kujtojtohet se sa ishte paga minimale kur ne e kemi marrë, dhe tani është më shumë e dyfishuar. Në privat një pjesë e japin në bankë për një arsye shumë të shëmtuar, për të mos paguar sigurimet shëndetësore. Prandaj cilido që merr një pagë në sektorin privat duhet ta rregulloj.

Të mos harrojmë që kemi një numër shumë të lartë pensionistësh, shumë të lartë në krahasim me punonjësit e shtetit dhe për këtë arsye edhe rritja e pensioneve është më e ngadaltë. Duke pasur parasysh që nëse ka një gropë që ne nuk e kemi mbyllur ende, është pikërisht gropa e krijuar në shumë vite nga mungesa e kontributeve shoqërore, se kollaj është të thuash sot, gjyshi apo babai kanë një pension të ulët, por ndërkohë duhet të shohësh nga vetja dhe të pyesësh veten, unë që kur jam futur në punë i kam paguar kontributet e mia që gjyshi apo babai të ketë një pension siç do të dëshiroja unë? Dhe fatkeqësisht përgjigjja është jo. Ndërkohë që në momentin kur ne kemi filluar rritjen e pagave ka ndodhur një rritje e pagave dhe në sektorin privat dhe kjo ka qenë pjesë e qëllimit, 

Advertisement