Connect with us

Kronike

RRJEDHJET E GAZIT NE “NORD STREAM 1”

Shpërthime të fuqishme kanë qënë ato që patën shkaktuar dëme masive në tubacionin Nord Stream 1 në Zonën Ekonomike Ekskluzive Daneze dhe që ndërpreu për disa ditë furnizimet me gaz.

Sipas hetuesve, vrimat e hapura në një gjatësi 50 metra në një nga tubacionet e gazit të Detit Baltik kanë qenë sabotim. Një version i mbështetur edhe nga Kremlini, i cili dënoi Perëndimin për përjashtimin e Rusisë nga hetimi.

“Mund të shprehet vetëm keqardhja që i gjithë procesi hetimor u zhvillua me dyer të mbyllura pa leje për të marrë pjesë, pa ndërveprim me Moskën, e cila është bashkëpronare”, tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov.

Operatorët e një kompanie norvegjeze fotografuan një nga pikat e ndërprerjes së gazsjellësit Nord Stream 1 në fund të Detit Baltik. Fotot janë bërë në një thellësi 75metra me një kamerë nënujore që zbuloi dëmtimin e një tubi të plasur gjatë sabotimeve të mundshme në tubacion.

Ndërkohë, Berlini dhe Stokholmi kanë intensifikuar patrullimet detare në Balltik për të forcuar sigurinë.

https://www.youtube.com/watch?v=iR7GOg3u-dE

Advertisement