Connect with us

Aktualitet

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt të Ballkanit Perëndimor reagon për sulmin ndaj gazetarit Ndreka

Published

on

Më 30 tetor 2020, gjysëm ore pas mesnatës, një shpërthim tronditi shtëpinë e Eldion Ndreka, reporter lokal dhe gazetar i News24, kanali kryesor i lajmeve 24-orëshe. Në momentin e shpërthimit Ndreka ishte në shtëpi me familjen e tij. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një person duke dalë nga një makinë, duke vendosur eksplozivin dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe njësia hetimore ishin në vendin e ngjarjes në qytetin e Lezhës dhe vazhdojnë të hetojnë rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar dhe kapur autorin. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

“Ky është një incident i rëndë. Unë jetoj në një shtëpi me prindërit, gruan dhe dy vajzat e mia. Ngjarja tronditi familjen time, veçanërisht vajzën time, e cila u zgjua duke qarë dhe duke bërtitur. Edhe unë isha i frikësuar”. Tha Elidon Ndreka në një deklaratë për Zërin e Amerikës. Duke shtuar se ai ka qenë reporter dhe gazetar lokal për shumë vite, Ndreka sugjeroi që: “e vetmja pistë mund të jetë puna që bëj. Por nuk e di kujt t’i drejtoj gishtin. Shpresoj qëorganet e drejtësisë të veprojnë sa më shpejtdhe do të zbulohen autorët bazuar në prova dhe nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave u kapën nga Policia ”.

Blerjana Bino,  kërkuese e Rjetit Gazëtarë të Sigurt, nënvizoi se “Ky është një sulm kundër një gazetari, por edhe kundër lirisë tashmë të përkeqësuar të medias në Shqipëri. Është e rëndësishme që institucionet e zbatimit të ligjit të hetojnë sulmin tërësisht. Sjellja e autorëve para drejtësisë do të japë një mesazh të qartë drejt garantimit të sigurisë së çdo gazetari dhe stafit të medias në Shqipëri”.

Rjetit Gazëtarë të Sigurtështë i tronditur nga sulmi ndaj Ndrekës dhe paralajmëron për seriozitetin e këtij incidenti që mund të ketë dëmtuar jo vetëm gazetarin, por edhe familjen e tij. Është një paralajmërim i rrezikshëm dhe kërkon masa serioze që duhet të merren për të siguruar sigurinë e Ndrekës dhe familjes së tij dhe për të hetuar, identifikuar dhe ndëshkuar personin që vendosi eksplozivin në shtëpinë e Ndrekës. Nëse hetimi arrin në përfundimin se autori nuk ka vepruar vetëm, do të ishte e domosdoshme të identifikohen dhe ndëshkohen ata që kishin urdhëruar këtë sulm. Mesazhi për autoritetet shqiptare është shumë i qartë: ju duhet ta zgjidhni këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndëshkoni përgjegjësit për të.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste. Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgorica – Prishtina– Sarajevë – Shkup – Zagreb, 20.08.2020

Shoqata e Gazetarëve të KosovësShoqata e Gazetarëve të MaqedonisëShoqata e Gazetarëve të BHShoqata e Gazetarëve KroatëShoqata e Pavarur e Gazetarëve të SerbisëSindikata e Media e Malit të Zi

Aktualitet

800 kg kokainë, Spanja dënon bandën kriminale

Published

on

By

Gjykata e Lartë e Spanjës rrëzoi ankesën e anëtarëve të një organizate kriminale kundër vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së Lartë Kombëtare që i dënoi ata për krime kundër shëndetit publik për transport dhe shpërndarje kokaine, me arsyetimin se kanë vepruar si agjentë të fshehtë.

Të dënuarit pretendonin se është shkelur e drejta për mbrojtje efektive gjyqësore, pasi iu mohua përdorimi i deklaratave të agjentëve të DEA-s si provë; se ka pasur shkelje të ligjit, për shkak të mungesës së garancive dhe prishjes së zinxhirit të ruajtjes së drogës nga origjina e saj në Kolumbi, deri në momentin e kapjes së saj në Spanjë.

Grupi në fjalë akuzohet se ka importuar 800 kilogram kokainë nga Kolumbia. Substanca narkotik i përkiste autoriteteve antidrogë të Shteteve të Bashkuara DEA dhe u dërgua në Madrid me lejen e Prokurorisë Kolumbiane, e njëjta gjë që pasi i dhanë tre goditje të rënda trafikut të drogës brenda kufijve të saj, njoftuan prokurorët e Antidrogës së Gjykata Kombëtare se marrësi i dërgesës së ardhshme të madhe ishte një shqiptar që ndodhej në Spanjë.

Droga u la të vinte ndërsa policia në Spanjë ndërhyri duke bërë goditjen e madhe dhe dërgimin para drejtësisë së përgjegjësve.

Në mars, u kap droga. Gjithsej 800 kilogramë kokainë në 18 kuti kartoni dhe 3 valixhe në bordin e një fluturimi të Iberia për në Barajas. Aksioni çoi në pranga edhe një oficer policie spanjolle dhe një agjenti të DEA. Me të mbërritur në aeroport e kanë transferuar në Canillas, selia e Policisë Kombëtare në Madrid.

Continue Reading

Aktualitet

Plagosja në Kuçovë, policia identifikon autorin

Published

on

By

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 46-vjeçarit Admir Bejo.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (13 gusht) në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.

I dyshuar i ngjarjes është 36-vjeçari E.R.

Fillimisht dyshohej se shkak i plagosjes ishte larja e hesapeve.

Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, detaje të pazbuluara

Published

on

By

“Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

Por, çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes. Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarq veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme.

Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës.

Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjarë. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 13.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

EDITORIAL/NGA AGRON HAXHIMALI Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING