Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ishte sot i ftuar në një emision televiziv foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Ai tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, por duhet trajtuar si rast i izoluar.
“Kjo ngjarje ndodhi në një klimë kur drejtuesit e burgjeve merrnin vetëm përgëzime, erdhi si rrufe në qiell të hapur,. Është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë, por mendoj se duhet të trajtohet si ngjarje e izoluar.
Mendoj se nuk do të rrihet vetëm me këto masa që janë marrë për shkarkimin e drejtuesve dhe punonjësve.
Është e domosdoshme kalimi i të gjitha burgjeve në sigurinë më të lartë. Është situatë e rëndë, por e izoluar. Gjendja në burgjet e vendit vitet e fundit janë përmirësuar shumë. Janë rritur kushtet e sigurisë.
Përmirësimi i këtyre masave do t’i shërbejë në të ardhmen, që vendosja në regjimin “41 biss”, të vendosen në kohë”, u shpreh ai.