Aktualitet
Rrufeja godet tufën e bagëtive, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e çobanit
Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me shkreptima rrufeje pasditen e sotme godet tufën e bagëtive në fshatin Broshtan në Gramsh.
38-vjeçari Dëfrim Qyra, çoban i një tufe me dhi ka qenë duke kullotur bagëtitë rrëzë malit të fshatit Broshtan, ku rrufeja ka goditur tufën. më shumë se 10 dhi kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.
Për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të siguruar jetesën, teksa 38-vjeçari apelon që qeveria ta dëmshpërblej për fatkeqësinë natyrore që i ka ndodhur.