Connect with us

Politike

”Rruga drejt BE do të jetë e pandalur” Rama: Bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep Shqipërisë një avantazh strategjik. Gjatë podcasti-it të tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar, pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës.

Rama tha se qeveria duhet të rrisë komunikimin me mbështetësit e PS, pasi mediat të cilat ai i etikoton me termin ‘tenxhere’ dezinformpjnë publikun. Në fund, ai tha se rruga drejt BE do të jetë e pandalur.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë.

Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur.  Një moment i rëndësishëm u shënua gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara. Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë e Italisë, ku Shqipëria ka rol kyc ku do krijohet kapacitet gjenerimi dhe i jep Shqipërisë avantazh strategjik”, tha ai.

Advertisement