Connect with us

Rajon

Rruga është vetëm një/ ‘S’ka kompromis me Kosovën për asociacionin’

Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi, Veljko Odaloviç, tha se “fushata parazgjedhore e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte bazuar në faktin se ai nuk do të pranonte asgjë në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

Ai tha për TV Pink, se Kurti ishte më i zëshmi në mospranimin e Asociacionit, por se sipas tij “nuk e priste që bashkësia ndërkombëtare të reagonte kur është fjala për dokumentin e nënshkruar”.

“Për t’ju kujtuar, dokumenti nuk është hartuar nga Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj apo Albin Kurti. Ajo që është e rëndësishme është se dokumenti i ri e bën të qartë se të gjitha obligimet duhet të përmbushen”, tha Odaloviç.

“Prishtina nuk do të mund të bëjë më shumë, ne i shohim kërkesat e zyrtarëve dhe nuk ka asnjë kompris kur është fjala Asociacionin. Prishtina do të vazhdojë të refuzojë, por nuk mund ta bëjë më” – theksoi ai

Advertisement