Politike
Rruga për në ‘Shqipëria 2030’ kaloka nga… ‘Vlorë 1997’!
Nga Gent Strazimiri
Ky është lajmi! “Ai” sapo deklaroi planin që ka për të vazhduar grabitjen e shqiptarëve.
Nuk do rrisë rroga e pensione!
Nuk do vjedhë njëçikë më pak me konçesionet e shëndetësisë!
Nuk do shpenzojë për studentët dhe universitetet!
Nuk do hedhë asnjë qindarkë që rinia të mos ikë!
Nuk do ndërpresë asnjë prej pagesave të inceneratorëve për të rritur përkrahjen sociale.
Nuk do ulë asnjë taksë a tatim për t’i dhënë frymë biznesit!
Nuk ka ndërmend t’ia lirojë aspak lakun nga fyti shtresës së mesme!
JO!!!!
Asnjë prej atyre që do të duhej tu kërkonte votën sot, nuk do të marrë asgjë gjatë muajve në vijim, sepse ky nuk ka nevojë më për votën e askujt…
Po si do rrijë në pushtet?
Edhe këtë e tha!
Ekipi “Babëzia” që kryeson, do ndryshojë formacionin duke zëvendësuar hajdutët e ekspozuar me hajdutë të njomë që tashmë e dinë se si ecën “loja”…
Kjo është e vetmja “lëvizje politike” që prezantoi…
Tha edhe se opozita dhe shoqëria do përballen me presionin, agresionin më të ndyrë, më të dhunshëm me të cilin janë përballur ndonjëherë: “1997-ën”.
Tregoi edhe rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen pas 8 muajsh, dhe jo rastësisht e ilustroi me atë të 1997.
Praktikisht u tha të gjithë atyre që prisnin t’u kërkonte votën me zemër në dorë, në fund të fundot si çdo qeveri normale para zgjedhjeve, se vullneti i popullit do respektohet dhe do numërohet aq sa ç’u respektua dhe u numërua në 1997…
Praktikisht deklaroi rezultatin e… “zgjedhjeve” 2025, përpara se ju të votoni…
Ky është lajmi i mirë!
E dini se ç’ju pret dhe keni 8 muaj kohë për t’i dhënë xhevapin!
Përndryshe, rrini aty ku jeni se nuk e meritoni as lirinë, as demokracinë, as të drejtën e votës, madje as atë vaktin që ju mungon për fëmijët!