Kosova
Rrugë tjetër nuk ka/ Deklarata e Borrell
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se zbatimi i shpejtë dhe i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Mungesa e konstruktivitetit duhet korrigjuar. Të jesh anëtar i BE-së do të thotë se je në gjendje të bashkëpunosh dhe të veprosh si fqinjë i mirë, për të kapërcyer vështirësitë e së kaluarës” – deklaroi Borrell tha pas takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian
Përfaqësuesi i Lartë i Unionit u shpreh gjithashtu se BE zhvilloi një takim me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vuri në dukje se “ndoshta ata duhet ta bëjnë këtë më shpesh”.