Connect with us

Kosova

Rrugët ndahen përfundimisht/ PDK kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas mbledhjes së këshillit drejtues të kësaj partie, ka treguar një sërë veprimesh që do t’i ndërmarrin si parti opozitare ndaj Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi ka kërkuar shpalljen e datës për zgjedhje të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së kuvendit. Ai paralajmëroi bojkot, duke thënë se PDK nuk do të votojë në asnjë forum, asnjë ligj, vendim apo rezolutë dhe marrëveshje.

Kreu i PDK deklaroi: Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, përveç në situata emergjente, dhe për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme.

Krasniqi gjithashtu u shpreh se Kosovës i duhet një lëvizje e përgjithshme për të ndalur rrënimin që po i bën Albin Kurti Kosovës.

Advertisement