Kosova
Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë
Kompania izraelite “Terror Alarm”, në një postim në rrjetin social, Facebook, ka thënë se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.
Kompania që ka lëshuar këtë njoftim është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.
Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.
Postimi në llogarinë e Twitter-it, “Terror Alarm” erdhi pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.