Connect with us

Bota

Rusët bombardojnë vendlindjen e Zelenskyt

Vendlindja e Volodymyr Zelenskyt është sulmuar gjatë natës me dron, ka thënë një guvernator ukrainas. Kryvyi Rih, në qendër të Ukrainës, është sulmuar disa herë gjatë luftës, por kësaj radhe trupat e Vladimir Putinit kanë shënjestruar këtë vend në një ditë simbolike. Një burrë 26-vjeçar është shtruar në spital dhe një numër i depove u shkatërruan në sulmin e mbrëmshëm, tha Serhiy Lysak. “Gjatë natës armiku sulmoi Kryvyi Rih. Përdori drone”, ka shkruar ai në Telegram. “Kanë rënë dy zjarre njëherësh, por ekipet e shpëtimit e kanë shuar. U shkatërruan disa depo, u dëmtuan pajisje dhe vetura”, shtoi Lysak.

Ndryshe, Zelenskyn për të shënuar 500 ditët e përballjes me Rusinë ka vizituar ishullin e gjarpërinjve, i cili ishte në qendër të vëmendjes së botës në ditën e parë të pushtimit rus, kur një luftëtar ukrainas i tha një anijeje luftarake ruse që po afrohej.

Advertisement