Bota
Rusi/ Avion ushtarak bie mbi ndërtesën e banimit, viktima dhe të plagosur
Numri i të vdekurve nga katastrofa që ndodhi gjatë mbrëmjes së të hënës në Rusinë jugore ka shkuar në të paktën 13 kurse të plagosurit numërohen mbi 20 kurse 6 persona janë shpallur të zhdukur
Një avion ushtarak Su-34 u përplas në një ndërtesë në një zonë banimi, duke shkaktuar shpërthim të forte dhe zjarr për shkak të tonelave të karburantit. Ndërtesa u përfshi nga flakët nga kati i parë deri në katin e nëntë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avioni u rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, për shkak të një avarie fatale.
Tragjedia ndodhi në Yeysk, një qytet rus me 90,000 banorë, pranë detit Azov dhe është shtëpia e një baze të madhe ushtarake ruse.
Avioni drejtohej nga dy pilotë, të cilët edhe pse e konstatuan defektin kishin vazhduar fluturimin, me shpresën se do mund të kryenin ulje emergjente
Presidenti rus Vladimir Putin u informua menjëherë për incidentin dhe urdhëroi Ministrat e Mbrojtjes dhe të Emergjencave të nisnin një hetim për ngjarjen.