Bota
Rusi/ Të rinj që shkojnë në front, të tjerë që arratisen
Një nënë qan, e gjithë familja përshëndet me zemër të thyer, një djalë të ri që niset për në front.
Skena të tilla po përsëriten çdo ditë në të gjithë Rusinë.
Dhjetëra mijëra rusë janë rekrutuar me detyrim në ushtri dhe kjo mund të jetë vetëm faza e parë e mobilizimit që po bën Vladimir Putin.
Hakerët njoftuan se kishin hakuar faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe zbuluan se ishin rekrutuar më shumë se 1 milion rusë. Mbi 10,000, deri më tani, janë regjistruar vullnetarë,
Sipas mediave të pavarura ruse, Moska gjithashtu po rekruton me forcë të arrestuarit në protestat e fundit kundër luftës.
Nga Nju Jork, Sergej Lavrov, Ministri i Brendshëm rus, bëri një krahasim
“Për shumë vite, një mobilizim total i të gjithë popullsisë, përfshirë gratë, është kryer në Ukrainë për t’u bashkuar me batalionet naziste ukrainase dhe forcat e armatosura ukrainase”.
Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dhënë një përgjigje kërcënuese
“55 mijë ushtarë rusë vdiqën në këtë luftë në gjashtë muaj, pa llogaritur dhjetëra mijëra të plagosur e të gjymtuar. A doni më shumë? Jo? Atëherë protestoni, Përleshuni, Arratisuni ose dorëzohuni te ukrainasit. Këto janë opsionet”
Mijëra rusë kanë vendosur të ikin nga ky mobilizim i detyrueshëm nga ajri, në Armeni dhe Gjeorgji (vende ku nuk nevojitet vizë hyrjeje), por të tjerë po përpiqen të largohen nga toka, në kufi me Finlandën.
Disa vende evropiane po shqyrtojnë mundësinë e kufizimit të vizave për qytetarët rusë, por disa ministra të qeverisë gjermane, përfshi dhe kancelarin Olaf Scholz propozojnë – në vend të kësaj – ti mirëpresin disidentët rusë.