Connect with us

Bota

Rusia, bomba mbi Kiev/ Scholz: Takim urgjent të G7

Liderët evropianë reagojnë për luftën e përgjakshme në Ukrainë, Macron: Shqetësim ekstrem për viktimat! Scholz: Takim urgjent të G7

Kievi dhe qytete të tjera të Ukrainës janë zgjuar nga raketat ruse të cilat i kanë bombarduar vendin në saj të një hakmarrjeje nga Presidenti Vladimir Putin pas sulmit në urën e Krimisë.

Në orët që kur ushtria ruse filloi të godasë qytetet rreth Ukrainës, reagimet kanë vërshuar nga e gjithë Evropa. Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë urgjente me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën dhe shprehu “shqetësim ekstrem” për raportet e viktimave civile.  Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz , ka folur gjithashtu me Zelenskyn, duke e siguruar atë për mbështetjen e Berlinit dhe nga shtetet e tjera të G7, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbignieë Rau i quajti sulmet me raketa “një akt barbarizmi dhe një krim lufte”, duke shtuar: “Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë. Ne qëndrojmë me ju Ukrainë!”

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly u bëri jehonë këtyre mendimeve, duke deklaruar se sulmet ruse ndaj liderëve civilë ishin “të papranueshme” dhe një “demonstrim dobësie nga Presidenti Vladimir Putin, jo forcë”.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë , i cili ndan një kufi me Ukrainën perëndimore dhe ka zonën e vet të tokës të aneksuar nga Rusia (Transnistria), ka thënë se disa raketa lundrimi ruse që synonin Ukrainën kishin kaluar hapësirën e saj ajrore. Moldavia thirri të dërguarin e Moskës në vend për të kërkuar një shpjegim për shkeljen, konfirmoi Nicu Popesku.

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo shkroi në Twitter se “bombardimi i Kievit dhe objektivave civile në shumë qytete të tjera është një akt i dënueshëm nga Rusia. Është një përshkallëzim i papranueshëm i dhunës që forcon vendosmërinë e Belgjikës për të mbështetur popullin e Ukrainës dhe luftën e tyre të guximshme për një komb i lirë dhe sovran.”

Advertisement