Connect with us

Kosova

Rusia fund hundët në Veri/ Shkaktare e tensioneve në Mitrovicë

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin ka folur për ndikimin rus në Kosovë dhe qe tensioni në Mitrovicën e Veriut vjen direkt nga Moska, gjë që, sipas tij, është e mirë për serbët, të cilët mund të justifikohen se ata nuk kanë gisht në destabilizimin e veriut, megjithatë, sipas tij, nuk mund të vërtetohet me siguri se sa ndikim ka Rusia në Kosovë.

Sarrazin eshte shprehur se është e qartë që Rusia nuk ka interes për paqe. Jo për të mbështetur Serbinë, por thjesht për ta mbajtur BE-në të zënë me konfliktin dhe për të minuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

E misari gjerman per Ballkanin eshte shprehur gjithashtu se Gjermania është e përfshirë më shumë se asnjëherë tjeter në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë dhënë për gazetën gjermane ‘Welt’, ai u pyet edhe në mënyrë direkte se kur do të vinte më në fund paqja me dy vendeve te Ballkanit

“Pak javë më parë të dyja palët ranë dakord për një marrëveshje të rëndësishme bazike, si dhe për zbatimin e saj. Nëse tani arrijmë t’i bëjmë të dyja palët që t’i përkushtohen seriozisht zbatimit, do të kishim një mundësi historike për të bërë përparim të rëndësishëm. Lajmet e fundit kanë derdhur sërish pak ujë në verë. Por, unë mbetem i bindur se mund t’ia dalim,” – ishte përgjigja e Sarrazin

Advertisement