Connect with us

Bota

Rusia gati për negociata, kushtet për NATO-n dhe SHBA-në

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Kremlini është i gatshëm të negociojë me Perëndimin nëse “merren parasysh interesat” e Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve të kontrolluara nga shteti RIA Novosti, shkruan skynews.

Lavrov deklaroi se udhëheqësit perëndimorë do të duhet gjithashtu të ofrojnë “disa qasje serioze që do të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve”, të cilat janë shtuar pas edhe kërcënimit për përdorimin e armëve bërthamore në konflikt.

Dmitry Peskov gjithashtu tha se Vladimir Putin dhe Joe Biden mund të “diskutojnë garancitë e sigurisë së Rusisë”, por se bisedime të tilla do të kërkonin gatishmërinë e SHBA për t’u kthyer në “gjendjen dhjetor-janar” të dimrit të kaluar.

Në dhjetor, Kremlini hartoi një marrëveshje dhe i dërgoi ato në NATO dhe SHBA, teksa në dokumente kishte kërkuar që NATO të mos zgjerohej më tej, dhe të braktiste çdo aktivitet ushtarak në territorin e Ukrainës, shteteve të tjera të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, gjë që u refuzua nga NATO dhe SHBA në atë kohë.

Advertisement