Kosova
Rusia, Kina dhe Wagner në Kosovë/ PE deklarohet për dezinformatat e tyre
Parlamenti Evropian në raportin e fundit për Kosovën konfirmoi se ka ndërhyrje për dezinformim nga Rusia dhe Kina. Sipas PE-së, ka rritje të ndërhyrjeve për keqinformim nga këto vende.
Raporti gjithashtu i bënë thirrje Kosovës dhe BE-së që të rrisin bashkëpunimin për të luftuar fushatat e dezinformimit dhe kërcënimeve hibride në vend.
Po ashtu, kërkohet nga Kosova që të hetojë praninë e mundshme të grupit paramilitar Wagner në veri të vendit.
“Dënohet përpjekja ruse për të ushtruar ndikim mbi vendet e Ballkanit Perëndimor me anë të shfrytëzimit të ndarjeve kulturore, etnike dhe fetare dhe destabilizimit të forcave pro-demokratike dhe shprehet shqetësimi për kërcënimet hibride, duke përfshirë praninë e grupit rus Wagner në Serbi”, thotë Parlamenti Evropian, duke shtuar gjithashtu – “Kërkohet nga autoritetet kosovare që të hetojnë praninë e pretenduar të mercenarëve rusë të Grupit Wagner në veri të Kosovës dhe shpreh shqetësime serioze në këtë drejtim për grafitin rus të Wagnerit që është shfaqur në hapësira publike në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit”