Kosova
Rusia: Kurti dhe Zelensky janë nazistë
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, janë nazistë. Përmes një postimi në Twitter, Zakharova ka thënë se Kurti dhe Zelenskyy një ditë do e pranojnë këtë gjë.
“Opinion nga Maria Zakharova. Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë të këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë të etiketohen si neo-nazistë. Unë mendoj se ata së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni për këtë”, ka shkruar MPJ e Rusisë.