Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Rusia mbështetet te Vuçiç, për frontin e ri të luftës në Ballkan

Boris Varga, gazetar dhe analist, duke folur per influencën e presidetit rus në Serbi, tha se Vladimir Putin jashtë Rusisë është padyshim më i popullarizuari në Serbi. “Ai ndoshta është më i popullarizuar në Serbi se vetë Vuçiçi. Moska është e vetëdijshme për këtë dhe e di se nevojiten pak investime dhe përpjekje për të rritur disponimin rusofil në Serbi, veçanërisht në kushtet e luftës në Ukrainë. Zyrtarët dhe zëdhënësit rusë, me deklaratat e tyre për ‘popullin e shtypur serb’, e ndezin herë pas here atë mit që e vë në konflikt Serbinë me fqinjët e saj dhe botën perëndimore”, shpjegoi Varga. Analisti serb tha se ajo që po bën Putini në lidhje me Vucic dhe Serbinë, pra ,mbeshtetja qe ai po I jep Botes Serbe ne pergjithesi, po ndodh ne një moment mjaftë të rëndësishëm, sepse po e bën në kohën kur Serbia është në krizën më të madhe në marrëdhëniet me Perëndimin që nga rënia e Miloshevicit. “Për një kohë të gjatë po përgatitej fushata për ‘kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”, kurse propaganda serbe dhe ruse çdo gjë e paraqiste si gjendje të paraluftës. Do të ishte shumë irracionale që ushtria serbe të shkojë në Kosovë, por është mjaft realiste që pas Banjskës të shpërthejnë disa incidente të reja individuale në Kosovë, madje edhe në Serbi” – theksoi analisti Varga Më tej ai tha se në Serbi janë duke u pompuar militantizmi dhe agresiviteti. “Pikërisht kjo po i konvenon Putinit dhe Rusisë, sepse ky është në fakt fronti i tyre ballkanik – të provokojnë eksese, konflikte dhe ta largojnë sa më shumë Serbinë dhe rajonin nga integrimi me Perëndimin. Dhe nuk është e padëmshme, sepse është pjesë e një politike të mirë-projektuar të Kremlinit, i cili sheh në republikat postsocialiste potencialin kryesor për prishjen e harmonisë Evropë. Hungaria dhe kryeministri Orban tashmë janë avokati i Putinit” – potencoi Varga. Sipas tij, edhe Sllovakia po i afrohet kësaj dhe tabloja parazgjedhore në Poloni duket sikur i ka kthyer shpinën Ukrainës. “Serbia mund të luajë një rol që do të t’i konvenonte shumë Rusisë. Historia pro-ruse i shkon edhe Vuçicit para zgjedhjeve dhe aty mbyllet rrethi. Deklaratat e Putinit vetëm sa nxisin më tej elektoratin nacionalist në Serbi dhe e bëjnë të pamundur politikën properëndimore atje. Në kushtet e krizës për Kosovën, një politikë e tillë e Beogradit mund të shkaktojë vetëm pezullim të integrimeve evropiane dhe sanksione. Dhe kjo është ajo që i duhet Putinit, që të dalë sërish me një deklaratë të re – “ja, e kam thënë, do t’i bombardojnë sërish serbët!” – theksoi analisti Varga.

Advertisement